Man United duhet të presë, Sergej thotë se të ardhmen e vendos pas Botërorit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Në tri vitet e ardhshme pritet të ndërtohet ura mbi Lumin Sitnica

Në vlerë prej 70 mijë euro për vitin 2024 dhe mjetet tjera për vitet...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Sergej pëlqehet shumë nga Mourinho, por duhet të presë deri pas Botërorit nëse dëshiron ta bëjë të tijin.

Sergej Milinkovic-Savic ishte padyshim një nga mesfushorët më të spikatur të sezonit që lamë pas dhe jo më kot ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane.

Vetë drejtuesit e Lazios, skuadër që disponon kartonin e serbit, kanë pranuar se mesfushori me shumë gjasë do të largohet, por kanë vënë një çmim vërtetë të kripur për të, 100 milionë euro.

Së fundi, nga grumbullimi me Serbinë në kuadër të botërorit “Rusi 2018”, vetë mesfushori deklaroi se të ardhmen e tij do ta vendosë vetëm pas përfundimit të eksperiencës në Botëror.

“Dëgjoj çdo ditë emra skuadrash dhe oferta të ndryshme, por kam folur me menaxherët e mi, që këtë çështje ta lëmë pas Botërorit”, u shpreh Sergej.

“Tani jam i përqendruar te ky event dhe vetëm pasi të kemi përfunduar, do të filloj të dëgjoj dhe vlerësoj ofertat. Deri atëherë rrini të qetë”, deklaroi Milinkovic-Savic.

Përveç Manchester United, për lojtarin që Lazio kërkon 100 milionë euro, interesohen edhe Reali, PSG-ja e Arsenali. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...