80 milionë funte, kaq ka bërë gati Man United për Milinkovic-Savic.
Manchester United ka arritur marrëveshje për 80 milionë funte për mesfushorin e Lazios, Sergej Milinkovic-Savic, raporton The Sun, transmeton Gazeta Express.
Sipas mediave britanike, 23 vjeçari është transferimi i parë i “Djajve të Kuq” për sezonin e ri.
Ai do të bëhet blerja e dytë më e shtrenjtë në histori të Premierligës, pas Paul Pogbas që u ble për 89 milionë funte nga Juventusi. /Gazeta Express/


