Man City vazhdon tutje në Kupën FA, eliminon Arsenalin

PUBLIKUAR

Manchester City ka siguruar kualifikimin për në 1/8 e finales në Kupën FA.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola triumfoi sonte kundër Arsenalit, në përballjen e tyre të parë të këtij sezoni, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Etihad Stadium” ishte tejet e fortë dhe e baraspeshuar, teksa u vendos prej vetëm një goli.

“Qytetarët” ishin ata që e festuan në fund fitoren me rezultatin 1:0.

Autor i golit të vetëm në këtë ndeshje ishte Nathan Ake, i cili shënoi në minutën e 64-të.

Manchester City kundërshtarin e radhës do ta mësojë pas tërheqjes së shortit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...