Man City shkatërroi Swansean, synon rekordet

PUBLIKUAR

Manchester City e ka mposhtur 5-0 Swansean në “Etihad Stadium”.

Manchester City, tashmë me titullin në xhep, shkatërroi Swansean në “Etihad Stadium”, duke e mposhtur 5-0, shkruan Gazeta Express.

David Silva (12’), Raheem Sterling (16’), Kevin De Bruyne (54’), Bernardo Silva (64’) dhe Gabriel Jesus (88’) – shënuan për fitoren perfekte të Manchester City, që po lufton vetëm për rekorde, pasi fitoi titullin edhe matematikisht xhiro më parë.

Man City me këtë fitore shkoi në kuotën e 90 pikëve dhe synon të thyejë rekordin e vënë nga Chelsea në sezonin 2009/10, që kishte përfunduar sezonin me 95 pikë. Kanë mbetur edhe 12 pikë në lojë dhe pa asnjë dyshim, duket se do të arrihet ky rekord.

Rekordi tjetër është për gola të shënuar në Premierligë. Pas fitores 5-0, City shkoi në kuotën e 98 golave, synon atë të Chelseat, që e kishte përfunduar sezonin 2009/10 me 103 finalizime. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...