Man City e Sterling, bisedojnë për kontratën e re

PUBLIKUAR

Kampioni anglez e ka bërë gati një ofertë të majme në kontratën e re për yllin e vetë. “Citizens” duan ta bllokojnë Sterlingun, të cilin e pëlqejnë Real Madridi dhe Barcelona

Manchester City i ka nisur bisedimet me Raheem Sterlingun rreth kontratës së re, shkruan mediumi britanik “Daily Mail”, përcjell Gazeta Express.

Përfaqësuesi anglez e kishte nënshkruar kontratën e fundit me “Citizens” 12 muaj më parë dhe raportohet se ai paguhet afro 350 mijë euro në javë.

Sidoqoftë, paraqitjet e tij kanë arritur në nivelet më të larta këtë sezon dhe City po planifikon ta shpërblejë atë me një kontratë të re.

Gjithashtu, Manchester City e ka ndërmend ta blindojë përfaqësuesin anglez në “Etihad Stadium”, duke e pasur parasysh se për të interesim kanë shfaqur klubet si Real Madrid e Barcelona.

Sterling është sot njëri prej futbollistëve më të mirë në Premierligë.

Së fundmi, ai luajti në stadiumin “Fadil Vokrri” me Anglinë kundër Kosovës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...