Malishevë: Kafshohet nga qeni i komshiut një 51-vjeçar, dërgohet në QKUK

PUBLIKUAR

Sulmet nga qentë në vendin tonë janë në rritje dhe kjo është një dukuri shqetësuese që ka vënë në alarm qytetarët për të kërkuar veprime konkrete nga Komunat.

Por gjatë ditës së djeshme edhe një qytetar është sulmuar nga një qen në Vërmicë të Malishevës, teksa punonte në tokën e tij.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se viktima 51-vjeçar është kafshuar nga qeni i komshiut, i cili i ka shkaktuar plagë në dorë e në gjoks, për çka u detyrua që të kërkojë ndihmë mjekësore. Ai fillimisht ka marrë trajtim në QKMF-në e Malishevës, e më pas është dërguar në QKUK.

Posa Policia është njoftuar për rastin, pronari i qenit është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, i cili ka deklaruar se qeni ka qenë i vaksinuar, por kishte ikur, shkruan Sinjali

Si rezultat i denoncimit të rastit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve në drejtim të veprës penale “Shkaktim i rrezikut të Përgjithshëm”.

SHIKO MË SHUMË

Lirohet Behar Preniqi pas më shumë se një vit në burgje të Serbisë

Behar Preniqi nga Obiliqi, i cili ishte arrestuar nga autoritetet serbe në gusht të...

​Raporti i Progresit, Haradinaj: Po dëshmohet se proceset qeverisëse në Kosovë janë në ngecje

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar sot se proceset qeverisëse në Kosovë janë...

Kurti: 10 vjet pas mbytjes së Astrit Deharit, ende nuk dihet emri i vrasësit të tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe te varri te arkivisti i Lëvizjes...