Maliqi për liberalizimin e vizave: Isa Mustafa ka të drejtë

PUBLIKUAR

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi ka thënë se ish-kryeministri Isa Mustafa ka të drejtë për çështjen e liberalizimit të vizave, i cili sot hodhi kritika ndaj Presidentes Osmani dhe udhëheqësve të tjerë institucionalë.

Sipas Maliqit, kriteret e qeverisjes apo kushtet zyrtare për liberalizimin e vizave, kanë pushuar së pasuri peshë përcaktuese qysh prej ardhjes në pushtet të Emanuel Macron në Francë.

“Mohimi i liberalizimit të vizave nuk ka pasur as në vitin 2018, e as sot, për bazë kritere të qeverisjes së mirë, apo kushte zyrtare të BE. Njësoj siç këto kritere nuk janë sot shkak i moshapjes së negociatave për Maqedoninë e Shqipërinë, apo mosdhënies së statusit të kandidatit për Bosnjen. Trenin e fundit kur përmbushja e kushteve zyrtare prodhonte rezultate e kemi humbur me vonesën e demarkacionit. Po, Isa Mustafa ka të drejtë. Kriteret e qeverisjes apo kushtet zyrtare kanë pushuar së pasuri peshë përcaktuese qysh prej ardhjes në pushtet të Macron në Francë. Prej vitesh është e qartë se Macron ka vendosur ta bllokojë politikisht Ballkanin deri sa të marrë në këmbim diçka të madhe prej Gjermanisë për mënyrën e funksionimit të brendshëm në BE. Eventualisht është i gatshëm ta çbllokojë ndonjë hap në këmbim të ndonjë kushti politik (Haradinajt psh. iu pat ofru heqja e vizave për taksën). Kësaj here me gjasë e kushtëzon me dialogun”, ka shkruar ai.

Sipas Maliqit, gjëja e fundit të cilën do ta lejojë Franca është futja në një BE si kjo e sotmja e shteteve që vrapojnë ekskluzivisht drejt Berlinit për politikë dhe tregti, e sidomos e atyre me afërsi me Turqinë.

“Dalja e Britanisë së Madhe prej BE – mbështetëses së zgjerimit – do të mbahet në mend si një ndër fatkeqësitë më të mëdha gjeopolitike për Ballkanin e veçanërisht për Kosovën. Ky realitet europian duhet pranuar dhe politika e jashtme duhet rikalibruar, mbi të gjitha duke hequr dorë nga shpërfillja e SHBA”, ka shkruar në fund ai.

LAJME TË TJERA

Rritja alarmante e rasteve me Covid-19, Instituti del me një apel për qytetarët

Pas rritjes alarmante të rasteve me Covid-19 në Kosovë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike...

MASHTI distancohet nga përzgjedhja e anëtarëve të Këshillit Drejtues të UP-së

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se ministria që drejton...

Bashkësia Islame e Kosovës nënshkruan marrëveshje për pranimin e 25 tonë hurmave nga Arabia

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka pritur në takim ambasadorin e...

Mbappe bëhet shkak i largimit të Neymarit nga PSG-ja?

Nuk ka paqe në shtëpinë e Paris Saint-Germainit. Pas vazhdimit të kontratës së Kylian Mbappes...

SHIKO MË SHUMË