Maldinit i vjen keq për situatën nëpër të cilën po kalon Gigi Donnarumma.
Një sezon i komplikuar për Gigi Donnarumma, që ka përfunduar në qendër të kritikave, pas gabimeve fatale në finale të Kupës së Italisë kundër Juventusit.
Legjenda e Milanit, Paolo Maldini e sheh kështu këtë situatë: “Komunikimi është shumë i rëndësishëm. Sigurisht, Gigi ka pasur disa gabime dhe nuk e di se ku çalon problemi, që mund të sjellë këtë situatë”.
“Kam keqardhje, sepse Donnarumma është një djalë aq i fortë, aq i ri dhe aq premtues, sa pritshmëritë e Milanit ndaj tij. Ai ka një raport të thyer tashmë me tifozët, një gjë që nuk është e mirë për askënd”, shtoi Maldini. /Gazeta Express/


