Maldini siguron tifozët: Milani gjithmonë kthehet fuqishëm

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me...

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten ka reaguar lidhur me situatën e fundit të krijuar nga...

Paolo Maldini i ka siguruar tifozët e Milanit se klubi do të kthehet fuqishëm në garë dhe do t’ua ofrojë atyre futbollin e cilësisë më të lartë sërish, së shpejti.

Milani për momentin është duke e pasur të vështirë të qëndrojë në një hap me top katërshen e Italisë, duke u radhitur aktualisht në pozitën e 11-të në tabelën e Serisë A, transmeton Gazeta Express.

Pasi trajneri Marco Giampaolo u shkarkua pas vetëm shtatë ndeshjeve të zhvilluara në këtë sezon 2019/20, Stefano Pioli u emërua në këtë pozitë, në tentim për ta përmirësuar formën e klubit kuqezi.

Ish-mesfushori legjendar i klubit, Gennaro Gattuso, kishte qenë trajner deri në verën e këtij viti, mirëpo ai u shkarkua pasi nuk arriti t’i kthejë kuqezinjtë në Ligën e Kampionëve.

Paraqitjet e kuqezinjtë në fushën e blertë nuk janë përputhur me ambiciet e klubit jashtë fushës gjatë kohës së fundit, mirëpo legjenda e klubit, që është në mesin e drejtuesve, Maldini, ka shumë besim për të ardhmen.

“Klubi ka të bëjë gjithçka me pasionin, elegancën dhe ambiciet”, tha drejtori teknik i Milanit, Maldini, në një intervistë të dhënë për Gazzetta dello Sport.

“Ne kemi rënë shumë herë dhe jemi kthyer sërish. Do ta bëjmë këtë gjë sërish, edhe këtë herë”.

“Ne gjithmonë jemi konsideruar si një skuadër shumë teknike dhe kemi tentuar gjithmonë të ofrojmë futboll të cilësisë më të lartë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...