Majlinda të hënën shpallet xhudisjta më e mirë në botë

PUBLIKUAR

Majlinda të hënën shpallet xhudisjta më e mirë në botë

Driton Kuka, trajner i Majlinda Kelmendit, ka njoftuar se kampionia e botës në xhudo, të hënën do të shpallet Xhudisjta më e mirë në botë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Kuka ka bërë të ditur se Presidenti i Federatës Botërore të Xhudos, Marius Vizer në Prishtinë do ta shpallë Majlindën si Xhudisten më të mirë në botë për të gjitha kategoritë.

“Të hënën vet Presidenti i IJF Vizer në Prishtinë do Shpall Majlinden Xhudistja më e mirë në Botë në të gjitha kategoritë me 4230 pikë”, ka shkruar ai.

Majlinda në dy garat e fundit të mëdha arriti të dalë e para, si triumfatorja absolute dhe siguroi pjesëmarrjen në lojërat olimpike, ku do të përfaqësojë Kosovën. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...