Majlinda: Tani e kam flamurin e himnin tim në gara

PUBLIKUAR

Majlinda: Tani e kam flamurin e himnin tim në gara

Majlinda Kelmendi e Driton Kuka janë shprehur të lumtur që KOK-u u pranua në KON.

Xhudistja pejane, Majlinda Kelmendi, është shprehur e lumtur që në garat e radhës të saj dhe në Lojërat Olimpike do të garojë për vendin e saj Kosovën.

“Unë jam sportiste e cila e ka përjetuar më shpesh se të gjithë sportistët e tjerë se si është të garosh në një Kampionat Evropian apo Botëror, kur merr medalje dhe nuk je e barabartë me sportistët e tjerë”, u shpreh Majlinda.

“Nuk është flamuri yt aty, nuk është himni yt aty”, shtoi tutje xhudistja pejane.

Edhe trajneri i saj, Driton Kuka, u shpreh i lumtur me vendimin e KON-it, duke e cilësuar atë si vendimin më të rëndësishëm për Kosovën që pas shpalljes së Pavarësisë.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...