Majlinda dhe Nora rikthehen në Kosovë me medalje nga Bjellorusia

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sot mot i vranët e me shi

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Temperaturat minimale do...

Viktima e aksidentit në Lipjan është një 71-vjeçar

Një person e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur...

Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova janë rikthyer në Kosovë, ku u priten nga një numër njerëzish, pas medaljeve të fituara në Lojërat Evropiane Minks 2019 në Bjellorusi gjatë fundjavës.

Atyre iu është bërë një pritje shumë e mirë nga shumë njerëz në Aeroportin Adem Jashari në Prishtinë të martën, raporton Gazeta Express.

Kampionia olimpike Kelmendi e fitoi medaljen e artë në kategorinë deri 52 kilogramë në xhudo, e cila ishte e parë në histori të Kosovës në Lojëra Evropiane.

Nora, ndërkohë, e fitoi medaljen e argjendtë, në kategorinë deri 57 kilogramë. E dyta për Norën në këto lojëra.

Ato ia sollën Kosovës katër medalje në total nga Bjellorusia, pasi përveç medaljeve në Lojërat Evropiane, ato i fituan njëkohësisht edhe nga një medalje për Kampionat Evropian.

Deri tani, Kosova i ka fituar tri medalje në Lojërat Evropiane, duke e llogaritur edhe të bronztën e Loriana Kukës të fituar dje në kategorinë deri 78 kilogramë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...