Mahrez nuk stërvit me skuadrën i zemëruar pse s’u shit te Manchester City

PUBLIKUAR

Riyad Mahrez nuk ka shkuar fare në seancën stërvitore të Leicester Cityt të enjten.

Kjo pasi ai është i zemëruar pse klubi nuk e lejoi të transferohej te Manchester City në ditën përmbyllëse të afatit kalimtar dimëror, raporton Sky Sports, përcjell Express.

Manchester City refuzoi ta blinte përfaqësuesin algjerian në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit, pasi Leicester City e teproi duke e rritur çmimin e tij në 108 milionë euro.

Pasi kishte bërë kërkesë zyrtare te klubi për t’u larguar, Mahrez është zemëruar dhe është duke e vazhduar grevën për shkak se nuk iu plotësua kërkesa për të shkuar në City. /Express

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...