Magurë, Bëhet inaugurimi i rrugëve, Ahmeti prenë shiritin

PUBLIKUAR

Komuna e Lipjanit ka njoftuar se e Magurës, të shtunën me një ceremoni solemne u bë inaugurimi i rrugëve të asfaltuara, këtë njoftim komuna e ka bërë në orën 22:20.

“Organizuar nga banorët e Magurës, të shtunën me një ceremoni solemne u bë inagurimi i rrugëve të asfaltuara. Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, së bashku me Kryetarin e Këshillit të Fshatit në Magurë Milaim Metaj, kanë bërë prerjen e shiritit të rrugëve të sapo asfaltuara. Me këtë rast kryetari Ahmeti duke i përgëzuar banorët për rrugët e reja, ka thënë se do të vazhdohet edhe më tutje në asfaltimin e rrugicave të tjera të Magurës.

 Po ashtu do të finalizohet projekti i Qendrës Rinore dhe do të bëhet përpjekje e vazhdueshme për të gjetur fonde për ndërtimin e shkollës së re, si dhe shumë projekte të tjera në të mirë të banorëve të këtij vendi. Ai ka theksuar se magurasit i kanë merituar realizimin e këtyre projekteve më herët e jo pas pesëmbëdhjet viteve, ka thënë ndër të tjera Kryetari Ahmeti. Ndërsa Krytari i Këshillit të Fshatit Milaim Metaj në emër të banorëve të Magurës ka falëmnderuar Kryetarin Ahmeti për kontributin e tij në asfaltimin e rrugëve me rëndësi jetike për banorët. Ai i është mirënjohës punës dhe përkrahjes së vazhdueshme të Kryetarit Ahmeti, në realizimin e projektit të kanalizimit dhe ujësjellësit, që pikërisht ishte premtim i tij.”, thuhet në njoftimin e Komunës Lipjanit. LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

“Për trimëri e heroizëm”, Gucati dekoron veteranin e UÇK-së, Bekim Metaj

Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati i ka ndarë dekoratë për heroizëm dhe trimëri veteranit...

Vdes një grua në Lipjan, trupi dërgohet në IML për obduksion

Një vdekje e dyshimtë është raportuar paraditën e së enjtës në Lipjan. Sipas raportit 24...

Rrahje masive për një pronë, arrestohen 15 persona në Lipjan – 11 përfundojnë me lëndime

Një rrahje masive ka ndodhur dje në Lipjan, pas një mosmarrëveshje rreth një prone Në...