MADHESHTORE – Shpaloset flamuri gjigant kombëtar në plazhin e Marseilles (Video)

PUBLIKUAR

Ashtu siç është paralajmëruar, është shpalosur flamuri gjigant kombëtar nga tifozat Kuq e Zi në plazhin e Marseilles.

Qyteti bregdetar francez është mikpritës i duelit të madh mes Shqipërisë dhe Francës, e i cili zhvillohet sonte mbrëma.

Tifozat Kuq e Zi kishin paralajmëruar shpalosjen e një flamuri gjigant kombëtar, dhe ashtu edhe ndodhi, shkruan Telegrafi.

Telegrafi ka qenë prezent me anë të reporterëve të dërguar në Francë, ku na kanë dërguar imazhe të drejtpërdrejta të cilat u transmetuan LIVE për shpalosjen e flamurit gjigant në faqen zyrtare të Telegrafi Sport në Facebook.

Flamuri u shpalos në plazhin Prado.

Shikoni videot e shpalosjes së flamurit më të bukur në botë:

SHIKO MË SHUMË

Raporti i BE-së: Kosova s’ka shënuar progres në fushën e kontrollit financiar, rekomandimet e vitit të kaluar s’u adresuan

Kosova nuk ka shënuar ndonjë progres në fushën e kontrollit financiar, thotë raporti i...

​Haxhiu viziton familjen e Arlinda Zekajt, kërkon bashkëpunim me Komisionin Hetimor Parlamentar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar të mërkurën familjen e Arlinda...

Kos: Kosova mbetet e përkushtuar për rrugën e saj evropiane

Komisionerja për zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka qenë folëse kyçe në takimin e...