Garuesit shqiptar të arteve të përziera marciale, Ilir Latifi, i janë dashur vetëm 30 sekonda për ta nokautuar kundërshtarin e tij, Sean O’Connell.
Meçi u zhvilluar në kuadër të ‘UFC Fight Night 81” dhe Latifi në letër ishte për një nuancë më favorit, por me të zbritur në arenën e luftës, luftëtarit shqiptar u janë dashur vetëm 30-të sekonda për të nokautuar kundërshtarin e tij.
Latifi i njohur ndryshe si ‘Bisha’ në këtë garë përfaqëson Suedinë.
Pas luftës nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka falënderuar të gjithë për përkrahjen. /Telegrafi/


