“Ma theu hundën” – Giggs thotë se Zanetti ishte kundërshtari i tij më i fortë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Moti sot: Me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell

Moti sot parashihet të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me...

Ryan Giggs thotë se legjenda e Interit, Javier Zanetti, ka qenë kundërshtari më i fortë me të cilin është përballur gjatë karrierës së vet si futbollist. Legjenda e Manchester Unitedit madje zbulon se Zanetti ia kishte thyer hundën gjatë takimit çerekfinal në Ligën e Kampionëve në vitin 1999.

Giggs, tani trajner i Uellsit dhe Zanetti, zëvendëspresidenti në Interit, janë takuar vetëm katër herë gjatë karrierave të veta, por ky i fundit i ka lënë mbresa të paharrueshme të parit qysh pas takimit të parë mes vete gjatë sezonit kur Unitedi e fitoi tripletën, transmeton Gazeta Express.

Duke folur për MUTV, Giggs tha: “Futbollisti më i fortë kundër të cilit kam luajtur ishte (Javier) Zanetti i Interit”.

“Ai vraponte tërë ditën dhe luante edhe si mesfushor, prandaj ishte i patrazuar me topin. Ai ishte në gjendje të mbrohej, ishte i fortë dhe në fakt, ma theu hundën gjatë ndeshjes çerekfinale kundër tyre. Ai i kishte të gjitha si mbrojtës”, shtoi ai./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...