Lëvizja Vetëvendosje në Lipjan përmes një komunikate ka thënë se po vazhdojn me formimin e pikave të reja ku bazuar në planin tremujor të hartuar dhe aprovuar nga kryesia, gjithëçka po shkon sipas planit dhe dinamikës së paraparë.
Në komunikatë thuhet se kryetari me anëtarët e kryesisë po zhvillojnë aktivitet të perditshëm.
Komunikata e plotë nga Lëvizja Vetëvendosje Lipjan:
Antarësimi në VV, Qendra në Lipjan po rritet me anëtar dhe simpatizant të ri në të gjitha fshatrat e saj dhe në qytetin e Lipjanit. VV ka regjistruar dhe antarësuar qindra anëtar këta dy muajtë e fundit. Lëvizja VV, Qendra në Lipjan ka rikonstruar dhe rithemeluar gjatë muajit shtator tetë pika në lokalitetet: Lipjan, Gadime e Epërme, Llugaxhi, Sllovi, Rufci i Ri, Bujari, Kroishtë dhe Banullë. Me këto pika kemi perfunduar cilklin e parë të rikonstruktimit dhe kemi zgjedhur kryetarin e Qendres drejtëperdrejt me votim në pikat ku kemi pasur strukturë të organizuar. Janë zgjedhur edhe organet tjera të qendres si: Këshilli i pergjithshëm dhe kryesia e Qendres së VV-së në Lipjan. Tani po vazhdojmë me formimin e pikave të reja ku bazuar në planin tremujor të hartuar dhe aprovuar nga kryesia, gjithëçka po shkon sipas planit dhe dinamikës së paraparë. Kryetari me anëtarët e kryesisë po zhvillojnë aktivitet të perditshëm, po kontaktojnë qytetar dhe grupe të qytetarëve të cilët janë shumë të gatshëm ti bashkangjiten Lëvizjes VV, duke e konsideruar të vetmen forcë politike serioze që mund ta nxjerrë vendin nga kriza politike dhe ekonomike që na ka perfshi. VV-së Qendra në Lipjan e sidomos kryetarit iu kanë bashkangjitur një numer i madh personalitetesh dhe ish aktivist të pakënaqur të partive politike të ish pushtetit dhe të pushtetit të tanishëm të cilët po koontribojnë shumë në forcimin e VV-së tek e cila po shohin të vetmen shpresë shpëtimi për Lipjanin në veqanti e për Kosovën në pergjithësi. Falë aktivitetit të të gjithë aktivistëve, kryesisë dhe këshilltarëve dhe vullnetarëve vetëm javën që lamë pas formuam pesë pika (nëndegë) në formimin e të cilave morën pjesë qindra aktivist. Pikat e VV-së të formuara në fillimin e muajit nëntor, nga ku dolën kryesitë e pikave me kuadro dhe aktivist shumë të respektuar janë: Ribari i Madh, Zllakuqani, Konjuhi, Smallusha dhe Gllogovci. Do të vazhdojmë edhe këtë javë me takime me qytetar, diku për të formuar këshillat inicuese e diku duke formuar pikat dhe kështu deri në fundin e këtij viti Qendra e VV-së në Lipjan do ti ketë kryesitë në ma shumë se 25 fshatra. Do të vazhdojmë edhe në tremujorin e parë të vitit 2017, me formimin e pikave të reja për të perfshirë të gjitha fshatrat e Lipjanit që VV ka anëtar, e që ne kemi konkluduar nga vizitat dhe kontaktet tona me qytetar se ska asnjë fshat që VV-ja nuk ka simpatizant dhe anëtar të cilët po kërkojnë strukturim dhe antarsim në Lëvizje.(sic).


