LVV-Lipjan: Qendra e qytetit në Lipjan, Sheshi “Adem Jashari” duket si Alepo në Siri

PUBLIKUAR

LVV-Lipjan përmes një komunikate ka thënë se opozita dhe qytetarët nuk kanë asgjë kundër që të rregullohen dhe ndërtohen sheshet jo vetëm në Lipjan por në të gjitha fshatrat dhe lokalitetet e mëdha dhe të vogla ku ekzistojnë hapësira, lokacione dhe kushte për të ndërtu sheshe, terene sportive, rekreative, parqe, pyllzim dhe gjelbrim.

“Pak ditë më parë strukturat udhëheqëse të komunës së Lipjanit inaguruan fillimin e punimeve në rregullimin e Sheshit në qender të Lipjanit të emëruar “Adem Jashari”. Opozita dhe qytetarët nuk kanë asgjë kundër që të rregullohen dhe ndërtohen sheshet jo vetëm në Lipjan por në të gjitha fshatrat dhe lokalitetet e mëdha dhe të vogla ku ekzistojnë hapësira, lokacione dhe kushte për të ndërtu sheshe, terene sportive, rekreative, parqe, pyllzim dhe gjelbrim. Qytetarët janë të vetëdijshëm se paratë e tyre të grumbulluara nga taksat dhe tatimet që ata paguajnë duhet të ju kthehen si investime në infrastrukturë dhe objekte të interesit publik. Detyra e kryetarit dhe ekzekutivit të komunës nuk duhet të koncentrohet në hargjim të energjisë për inagurim/hapje të punimeve dhe prerje të shiritave, vepër kjo e kopjuar nga ish kryeministri H. Thaçi i cili në çdo prag zgjedhjesh përuronte autostradën, për çdo dhjetë kilometra të perfunduar. Punën e njetë tani po e bënë edhe kryeministri aktual I. Mustafa i cili ka kopju veprimet e parardhësit të tij. Kryetarët e komunave duke mos qenë të vetëdijshëm se qytatarët e tyre tani veq shumë mirë e dinë se investimet në asfalte, trotuare, ujësjellëse, kanalizime, parqe publike, terene sportive, objekte shkollore, ambulanca dhe objekte tjera të interesit publik, janë puna ma e thjeshtë dhe pa asnjë ndikim që mund ti bind ata për ti votuar ata ose edhe një pretendent të ngjajshëm si ata që mendojnë të fitojnë votën e popullit duke premtuar investime të permendura më sipër”, thuhet në komunikatë.

Sipas LVV-së në Lipjan, “Qytetari i cili jeton në fshat dhe qytet tani më është ngopur me rrugë të asfaltuara keq, me kanalizime jo funkcionale, sistem ujësjellësi të papërfunduara, trotuare këmbësorësh të filluara dhe të lëna në gjysmë të rrugës ka gjithandej në fshatrat e Lipjanit, në shumicen e fshatrave trotuaret janë vendosur në anën e poshtme të rrugës ku në mungesë të kanalizimeve atmosferike po krijohen puse uji dhe balte që po rëndon jetën e qytatarëve, në disa shkolla të reja në fshatra rrjedhin ujin kulmet e bëra keq, nga mungesa e kanaleve kulluese dhe shtretërve të lumenjëve të mbushur me mbeturina, shumë toka janë vërshuar nga uji dhe janë shëndërruar në djerrina, e shumë defekte të tjera me të cilat do të duhej të merrej udhëheqja e zgjedhur me votë qytetare”.

Gjithashtu LVV-ja bënë të ditur se një vizitor i rastit, që do të pershkonte punimet në shehsin “Adem Jashari”, ska se si mos të tronditej nga pamja që ky shesh ka marrë këtyre ditëve që kanë fillu punimet nga një kontraktor e për të cilin thuhet se fitoi kontratën me komunën edhe pse ishte ma i shtrenjët se një kompani tjetër e cila kishte apliku me një ofertë 86 mij euro ma të lirë se sa fituesi i shpallur. Duke mos dashur që të futem në formën e vlerësimit apo ndoshta shpalljen e kontratës ekonomikisht ma të favorshme si fituese, e që nuk besoj se diçka e tillë lejohet atëherë kjo gjë i mbetet ZAB-it ose Auditorit të pergjithshëm që të konstatoj nëse ka pasur shkelje apo jo me rastin e perzgjedhjes apo shpalljes së fituesit, njofton Vetëvendosje Lipjan.

“Duke kaluar krejt rastësishtë dhe me një mot me shi në vendëpunishten e cila nga rrethoja e sigurisë që i është bërë shifet se këtu kemi të bëjmë me një kompani jo edhe aq serioze, dhe me gjasa shumë të mëdha se do të ketë shtyerje të afatit të përfundimit të punimeve. Bazuar në ate që thuhet dita e mirë shihet në mengjes, ne po e shohim se moti i ligë që ka kaplu tërë vendin, e me gjasë do të vazhdoj të keqësohet edhe më tej, por edhe fakti se jemi në muajin nëntor dhe po i afrohemi dimrit i cili pritet të jetë i ashpër së paku sipas parashikimeve të meteorologëve, atëherë ska se si mos ti bëjmë pyetje komunarëve?

  • Pse zotri nuk pritët që ky investim të filloj të kryhet në pranverën e herëshme, diku në muajin prill ose maj të vitit 2017.
  • A biseduat me ato dhjetra biznese kryesisht hoteliere që punojnë në ate pjesë të qytetit, ku ju i ngulfatët dhe ua rrezikuat ekzistencën dhe afarizmin e tyre.
  • A menduat se këto dhjetra biznese të vogla edhe pse me shumë pak punë po siguronin ekzistencën e familjeve të tyre nga të hyrat e pakta që perfitonin nga veprimtaria e tyre në ate shesh.
  • Shkoni e vizitoni ata, pyetni e shiqoni çka po ju thonë, vertetë i rrezikuat pa asnjë të drejtë, së paku keni mundur ti kurseni ata nga vuajtja që ju shkaktuat atyre për së paku pesë muaj që ju nuk do të mund të punoni, sepse nuk ju lejon koha.
  • Mos harroni se në ate pjesë të qytetit jetojnë edhe banorë të tjerë perveq këtyre bizneseve që i theksuam, edhe atyre iu keni veshtirsuar jetën për aq kohë sa ju nuk do të mund të punoni aty. Kjo nuk do të thotë se ne jemi kundër rregullimit të sheshit, por jemi kundër kohës kur ju keni vendosur të punoni dhe të rrezikoni mirëqenjen e qytetarëve nga të cilët sigurtë se do të kërkoni votën e tyre neser.

Investimet në infrastrukturë nuk do të duhej të përdoreshin si trampolinë për të fituar në zgjedhjet e ardhëshme, secili nga pretendentët për votën e popullit duhet ti tregoj se si do të nxirret komuna e tij nga gjendja e rëndë ekonomike, papunësia dhe varfëria që e ka kaplu, qytetari nuk mashtrohet më nga premtimet bajate dhe demode që ua japin liderët e tyre, secili qytetar tash më e din se infrastruktura publike dhe buxheti komunal është kontribut i vet atyre dhe udhëheqja komunale ka obligimin që ate ta ndaj drejt dhe ti caktoj prioritetet. Qytetari sot po pyet dhe po e din shumë mirë se në këte vend ska perspektivë, vende pune, siguri, zhvillim ekonomik, mirëqenje, shkollim, shëndetsi, drejtësi me një fjalë ska asgjë që këtijë qytetari i jep shpresë se neser do të jetë ma mirë”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje Lipjan

Shkruan Selatin Retkoceri kryetar  i VV-së në Lipjan

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...