Lutfi Haziri ka një porosi për Ismet Beqirin: Ia ke një veturë borxh LDK-së

PUBLIKUAR

Pas djegies së veturës zyrtare të LDK-së sot në Prishtinë ka reaguar edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, Haziri ka dënuar ashpër djegien e veturës së partisë së tij, dhe i ka dhënë një porosi bashkëpartiakut të tij, Ismet Beqiri, në parkingun e shtëpisë së të cilit ndodhej vetura.

Lexojeni të plotë postimin e Hazirit në rrjetin social:

“Vandalizmin dhe dëmtimin e prones private, si në rastin e djegies së veturave private të Memli Krasniqit e Bajram Gecajt, e së fundi edhe djegien e veturës zyrtare të LDK-së, e dënoj ashpër. Por, dua t’ia kujtoj Ismet Beqirit se vetura ka qenë dashur të jetë në parkingun e LDK-së, e jo në shtëpinë e tij. Nga sot, Ismet Beqiri ia ka borxh LDK-së një veturë të tipit Passat! LH” (sic), ka shkruar Haziri.

SHIKO MË SHUMË

Parkingu i madh i Prishtinës prapa Pallatit të Rinisë falas gjatë kohës sa mbahet protesta kundër Gjykatës Speciale

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar qytetarët se parkingu prapa Pallatit...

Komandanti i Zjarrfikësve: Zjarri në Fushë Kosovë prej më të mëdhenjëve në dekadën e fundit

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi, ka bërë të ditur se zjarri i...

Lladrovci takon Konjufcën: Kemi biseduar si bëhet Kosova më mirë

Kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është takuar me kryediplomatin kosovar, Glauk Konjufca,...