Lushtaku: Referimi ishte i njëanshëm, Prishtinës nuk i duhet një fitore e tillë si sot

PUBLIKUAR

Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku pas humbjes 1:0 nga Prishtina ka fajësuar gjyqtarët për siç tha ai referim të njëanshëm dhe tendencioz.

Prishtina fitoi 1:0 në derbin e xhiros së 12-të ndaj Drenicës falë golit të Besnik Krasniqit, shkruan Gazeta Express.

Pas ndeshjes, trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku tha se referimi në këtë ndeshje ishte i njëanshëm dhe tha se fitore të tilla nuk i duhen Prishtinës.

“Më vjen keq s’kisha dashtë të merrem me referë. Por sot ka qenë referim i njëanshëm, tendencioz, ka ndikuar drejtpërdrejt në rezultat. Kjo ka qenë arsyeja kryesore që e humbëm ndeshjen. S’e kemi leju Prishtinën me kriju raste deri te goli. Prishtinës nuk i duhet një fitore e tillë si sot. Prapëseprapë une ia uroj fitoren”, deklaroi Lushtaku.

Me këtë fitore, Prishtina shkon në kuotën e 16 pikëve në vendin e pestë, kurse Drenica mbetet e katërta me 20 pikë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...