Lunaçek ua bënë me dije serbëve: Asociacioni nuk do të ketë kompetenca shtetërore

PUBLIKUAR

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek ka thënë sonte në Vjenë se pala kosovare duhet ta implementojë marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por se ky trup nuk mund të ketë kompetenca ekzekutive.

“Asociacioni është trup i bashkësisë lokale dhe duhet të merret me tema lokale, por nuk mund të ketë kompetenca shtetërore. Kështu thuhet edhe në marrëveshje. Në Serbi ekzistojnë pritje se Asociacioni ka mandat ekzekutiv, gjë që është e pamundur”, ka thënë Lunaçek, transmeton lajmi.net.

Sipas saj, në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit janë bërë përparime, por edhe më tej ky përparim është i vogël dhe duhet të ecët më shpejt.

Nënkryetarja e Parlamentin Evropian ka theksuar se është mirë se dialogu i Prishtinës dhe Beograd është vendosur, pasi që është njëri nga parimet bazë për procesin e zgjerimit, si dhe raportet e mira ndërfqinjësore.

Sipas saj, raportet e e afërta të Listës Serbe me Beogradin po krijojnë probleme për vetë serbët që jetojnë në Kosovë.

SHIKO MË SHUMË

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...

Parandalohet futja e substancës së dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është parandaluar futja e një substance të...

Nis startimi i njësisë A4, KEK-u paralajmëron banorët për tymin nga termocentrali

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nisur në orët e para të mëngjesit procesin...