Lumezi takon drejtuesit e Odës së Avokatëve të Kosovës

PUBLIKUAR

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, priti sot në një takim pune një delegacion nga Oda e Avokatëve të Kosovës, në përbërje të kryetarit të kësaj Ode, Osman Havolli, të zëvendëskryetarit Isamedin Dedinca, si dhe kryetares së degës regjionale të Odës së Avokatëve të Kosovës për Prishtinë, Merita Stublla Emini.

Fillimisht kryeprokurori Lumezi e uroi kryetarin Havolli për përzgjedhjen e tij në krye të Odës së Avokatëve të Kosovës, duke shtuar se pret nga ai që do të angazhohet në ngritjen profesionale të avokatëve, në mënyrë që edhe avokatët ta kenë vendin e tyre të merituar në sistemin e drejtësisë.

Në këtë takim ndër të tjera u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet Prokurorit të Shtetit dhe Odës së Avokatëve të Kosovës, me qëllim që puna e përbashkët e këtyre institucioneve do t’i kontribuonte zhvillimit dhe rritjes së progresit në sundimin e ligjit, si aspiratë e vendit tonë për tu integruar në Bashkimin Evropian dhe në institucione ndërkombëtare, duke përqafuar standardet më të mira të tyre.

Të dyja palët u pajtuan që të kujdesen që prokurorët dhe avokatët të zbatojnë kodet etike të tyre, sidomos gjatë prononcimeve publike të avokatëve të respektohen palët në procedurë dhe të ruhet dinjiteti i tyre. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Këto zona do të mbesin pa rrymë të mërkurën, KEDS publikon orarin

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të mërkurën,...

Kilaj rrëfen arrestimin nga Specialja: Absolutisht s’kam pasur asnjë ide pse kanë ardhur

Njëri ndër ish-komandantët e UÇK-së, Isni Kilaj, në emisionin RTK Prime ka rrëfyer disa...

Tahiri: Brenda dhjetorit pritet të jetë në fuqi ligji i plotë për Specialen

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka bërë të ditur se drafti...