Luke Shaw është në bisedime me Manchester Unitedin për kontratë të re, shkruan Daily Telegraph.
Kontrata e mbrojtësit të majtë skadon në fund të këtij stinori, mirëpo “Djajtë e Kuq” dëshirojnë ta mbajnë lojtarin më gjatë, dhe janë gati t’ia ofrojnë 100 mijë euro në javë për të arritur marrëveshje transmeton Gazeta Express.
Anglezi këtë stinori e ka filluar mirë, pasi nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz, dhe është paraqitur nëntë herë në të gjitha garat me fanellën e Unitedit.
Luke Shaw erdhi në “Old Trafford” në vitin 2014 nga Southamptoni, dhe për shkak të lëndimeve të shumta, ai i ka vetëm 75 paraqitje me fanellën e Unitedit. /Gazeta Express/


