“Lukaku ndalet vetëm me 10 banane, ndryshe të vret”, analisti shkarkohet për komente raciste

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot me diell dhe vranësira: minimalja 0 gradë Celsius, maksimalja deri në 16

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të pakta në orët e...

Elshani: Policia e Kosovës është e përgatitur për zgjedhjet në katër komunat veriore

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elashni ka treguar se...

Një analist televiziv italian është shkarkuar nga puna për shkak se kishte bërë komente raciste duke thënë se Romelu Lukaku ndalet vetëm nëse ia jep 10 banane për t’i ngrënë.

Luciano Passirani, gazetar italian i sportit, ishte mysafir në në emisionin “Qui Stuadio a Voi Stadio”, kur i bëri komentet raciste dhe i detyroi drejtorin e emisionit të televizionit Teleombardia, Fabio Ravezzani, ta shkarkojë nga puna menjëherë, duke theksuar se Passirani nuk do të jetë pjesë e emisionit të tij kurrë më, transmeton Gazeta Express.

Në emision po debatohej për ndikimin e Lukakut në Inter deri tani, që prej transferimit të tij nga Manchester Unitedi këtë verë.

“Lukaku është ndër blerjet më të mira që Interi ka mundur t’i bëjë. Nuk e shoh asnjë lojtar tjetër si ai në ndonjë ekip tjetër në Itali. Ai është ndër më të fortit. Më pëlqen ai, më pëlqen shumë sepse ka fuqi: ai është binjak me Duvan Zapatan e Atalanta”, tha Passirani.

“Ata kanë dicka shtesë që lojtarët e tjerë nuk e kanë dhe ata shënojnë gola dhe e çojnë ekipin përpara. Ky lojtar të vret në situata një kundër një, nëse përpiqesh ta ndalosh, ai të hedhë në dysheme. Mënyra e vetme për ta ndalur është mbase t’ia japësh 10 banane për t’i ngrënë”, shtoi ai.

Ravezzani ka thënë se Passirani ka kërkuar falje menjëherë, por ai nuk mund të jetë më pjesë e emisionit.

“Passirani është 80 vjeç dhe për t’i bërë komplimente Lukakut ai e përdori një metaforë e cila doli të ishte raciste”, tha Ravezzani.

Menjëherë pas ardhjes në Serie A, sulmuesi belg u përball me racizëm, kur tifozët e Cagliarit bën thirrje raciste drejtuar atij në ndeshjen e javës së dytë të Serie A. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...