Lukaku dëshiron të qëndrojë, Interi s’mund ta përballojë pagën e tij – belgu te Chelsea nuk ka vend

PUBLIKUAR

E ardhmja e Romelu Lukaku vazhdon të jetë ende e paqartë.

Ai është i huazuar te Interi nga Chelsea deri në fund të këtij sezoni, ku pastaj duhet të rikthehet në “Stamford Bridge”, transmeton Gazeta Express.

Sipas “Daily Mail”, Lukaku dëshiron të qëndrojë në “Guiseppe Meazza”, por fillimisht duhet të arrihet një marrëveshje.

Interi thuhet se nuk mund ta përballojë ta mbajë belgun me të njëjtën pagë edhe për disa sezone tjera.Në anën tjetër, edhe rikthimi i 29-vjeçarit ne Chelsea shihet si problem.

Trajneri i “Bluve”, Graham Potter, nuk e sheh Lukakun në planet e tij për të ardhmen, sidomos pas përforcimeve të shumta të këtij sezoni.

Romelu Lukaku me Chelsean ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...