“Lukaku apo Morata? Ja cilin duhet ta transferojë Chelsea”

PUBLIKUAR

Joe Cole mendon se Romelu Lukaku do të ishte zëvendësuesi ideal për Diego Costan.

Diego Costa do të largohet gjatë verës nga “Stamford Bridge”.

Chelsea tashmë ka nisur të kërkojë sulmues ku Romelu Lukaku i Evertonit dhe Alvaro Moarata i Real Madridit janë dy opsionet e “Bluve të Londrës”.

Evertoni kërkon 100 milionë funte për Lukakun, por Chelsea shpreson ta transferojë për një çmim më të lirë, teksa Manchester United është më favorit për të nënshkruar me Alvaro Moratan

“Më pëlqen Lukaku. Do ta transferoja Lukakun, ai është zëvendësuesi ideal i Costas. Ata kanë nevojë për një osë dy lojtarë që të mbajnë këtë formë të mirë”, tha ish lojtari i Chelseat.

“Alvaro Morata? Është një mundësi tjetër, por ai nuk ka luajtur kurrë në Premierligë dhe kjo është një pyetje e madhe”, shtoi Cole. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...