Lukaku, “All Star Game” duhet të luhet edhe në Premierligë

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Manchester United, Romelu Lukaku për herë të parë në jetën e tij, ishte i pranishëm në një ndeshje të NBA, atë ndërmjet Brooklyn Nets dhe Chicago Bulls, e fituar nga skuadra vendase 104:87

Belgu duket se mbeti i mahnitur nga magjia e NBA, që e frymëzoi aq shumë sa të bëjë edhe një propozim për drejtuesit e Premierligës, duke kërkuar zhvillimin e një ndeshjeje “All Star”, siç ndodh çdo vit në NBA.

“Ja një propozim për ju: NBA ka ndeshjen e saj “All Star”. Nuk mendoni se edhe Premier League duhet ta organizojë një të tillë? Veriu kundër Jugut dhe të votojnë tifozët”, tha Lukaku në Tëitter pas përfundimit të sfidës në “Barclay Center”.

Më pas, Romelu Lukaku postoi edhe një foto të tij të shoqëruar me mesazhin: “Ndeshja ime e parë në një impiant të NBA”. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...