Mesfushori i Real Madridit Luka Modric është shpallur atleti më i mirë në botë për vitin 2018 nga Shoqata Ndërkombëtare e Shtypit të Sportit (AIPS) të mërkurën në një gala mbrëmje në Zagreb.
Ndërsa gjimnastja amerikane Simone Biles e fitoi çmimin e atletes më të mirë në botë për vitin 2018, transmeton Gazeta Express.
“Dua t’i falënderoj të gjitha ata që votuan për mua. Është nder i madh ta marrë një çmim kaq të veçantë, ndihem i lumtur”, tha kroati pasi e mori çmimin.
Fituesi u shpall bazuar në një votë nga 359 gazetarë nga 87 vende.
Modric doli i pari me 419, Novak Djokovic i dyti dhe Roger Federer i treti. /Gazeta Express/


