Luizi “kokë më kokë” me Bledin: Je burracak, dole si burrë e hyre si frikacak

PUBLIKUAR

Lidhur me debatin e ashpër që Ronaldo pati me Bledin dhe Nitën, ndërhyu edhe Luizi.

Bledi u shpreh se hyrjet e reja, po kopjojnë Luizin dhe se bëjnë çdo gjë, fiks si ai. Luizi u përgjigj me fjalë ofenduese, duke i thënë Bledit se ai është burracak dhe se nuk  ka fytyrë.

Bledi: Dua të drejtën e autorit për fjalën vegjetues, sepse e ka kopjuar te mua. Është lojtar pa identitet. Më vjen keq për audiencën. Në datën 1 prill, u futën tre mafioshka. Mafioshka është kukull ruse, që secila ka identitetin e saj. Kemi tre lojtarë të ardhur dhe janë njësoj si Luizi. I gjetëm në qoshe, në qoshe do i lëmë. Kryejnë vetëm një funksion.

Luiz: Këto që i quan ky me këto emra, po i përdor pak keq. Mos më ndërprit pra, Apo je 50 vjeç dhe do fjalën. Respektin tim nuk e ke, burracak je, pikë fytyre nuk ke. Ky zotëria doli si burrë dhe erdhi si kokrra e frikacakut. Ai nuk ka këllqe. Nuk ka guxim as për debat, ngrihet dhe ikën. I kam thënë çfarë ke me Kiarën, ke me Kiarën dhe çfarë ka me mua, e ka me mua. Ronaldo ka ardhur ndryshe, por prap i thash nuk e di nëse ai do e mbante dot 24 orë. Ai nuk mundi ta mbante dot.

SHIKO MË SHUMË

Festa Qoqaj ngacmon ndjekësit me “hyrjen” në Big Brother VIP Kosova

Festa Qoqaj ka zgjedhur të argëtojë ndjekësit e saj me një video që, në...

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...