Luizi dhe Donaldo publikojnë “2 Shotsa”

PUBLIKUAR

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, këngëtarët Luiz Ejlli dhe Donald Veshaj kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.

“2 Shotsa” mban titullin kënga e tyre përbashkët, e cila është tipike R&B.

Muzika është realizuar nga Maringlen Boja, gjersa për vargjet e tekstit janë kujdesur vet Luizi, Donaldi dhe vëllai i tij, Romeo.

Luiz Ejlli dhe Donald Veshaj (Foto: Instagram)

Kjo është kënga e parë që Luizi publikon pas daljes nga shtëpia e Big brother VIP Albania, si fitues i edicionit të dytë.

Ndërkohë, Donaldi ka qenë pjesëmarrës në edicioni ne parë të BBVA, ku rezultoi i dyti në finalen e madhe, triumfues në të cilën doli balerini Ilir Shaqiri. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Zoja i kapet Adrianit pasi i tha “po shitesh për Prime”

Zoja është përballur me Adrianin sot në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5. Banorja...

Efi bën një ndryshim në “look”

Efi Dhedhes ka bërë një ndryshim në pamjen fizike të saj. Bukuroshja shqiptare ka vendosur...

“Ma nxin ditën”, Jonida Vokshi befason me urimin për Besnikun

Moderatorja e njohur, Jonida Vokshi, ka zgjedhur një mënyrë mjaft origjinale dhe plot humor...