Luiz e pranon fajin për humbjen e Arsenalit: Ekipi dhe trajneri janë të mahnitshëm, unë jo

PUBLIKUAR

David Luiz e ka marrë përsipër përgjegjësinë për humbjen e Arsenalit 3:0 kundër Manchester City, por këmbëngul se dëshiron ta vazhdojë kontratën me klubin.

Qendërmbrojtësit brazilian i bëri një varg gabimesh trashanike brenda 25 minutave lojë, në humbjen e thellë të Arsenalit në rikthimin e Premierligës, transmeton Gazeta Express.

I futur në lojë në minutën e 24-të pas lëndimit të Pablo Mari, Luiz ia fali golin Raheem Sterlingut duke ia pasur një top në zonë, me anglezin që shënoi për epërsinë e parë të Man City.

Katër minuta brenda pjesës së dytë, braziliani shkaktoi penallti duke e rrëzuar në zonë Riyad Mahrezin dhe u ndëshkua me karton të kuq.

Kevin de Bruyne shënoi nga penalltia për 2:0, para se Phil Foden, i ardhur nga banka rezervë, të shënonte për 3:0 në minutën e 91-të.

Kontrata e 33-vjeçarit në Arsenal do të mbarojë në javën në vijim, por ai këmbëngul se dëshiron ta vazhdojë qëndrimin në Emirates Stadium.

“Nuk është faji i ekipit, është faji im. Unë mendoj se ekipi luajti mirë sot, veçanërisht me një lojtar më pak, trajneri është i mahnitshëm, lojtarët luajtën mahnitshëm, është thjesht faji im”, tha Luiz për Sky Sports.

“Unë dua të jem këtu, prandaj edhe po vazhdoj të ushtroj fort, prandaj erdha këtu sot, prandaj jam përpjekur të bëj gjithçka, prandaj u thashë lojtarëve se askush nuk ka pse flet, jam i lumtur që unë po e shfaq fytyrën dhe jam këtu”, shtoi ai.

“Dua të qëndroj, trajneri e di këtë dhe ai dëshiron që unë të qëndroj, tani po i presim vetëm vendimet”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...