Luiz: Arsenali e meriton një trofe sivjet

PUBLIKUAR

David Luiz këmbëngul se fitorja tronditëse e Arsenalit 2:0 kundër Manchester City në gjysmëfinale të FA Cup dëshmon se Topçinjtë e meritojnë ta fitojnë një trofe këtë sezon.

Qendërmbrojtësi brazilian i Arsenalit e shijoi një moment të ëmbël shpengimi, sepse paraqitja e tij mbresëlënëse në këtë takim ishte kyçe në eliminimin e Manchester City nga FA Cup në Wembley, transmeton Gazeta Express.

Luiz u kritikua ashpër se e fali një gol dhe u përjashtua me karton të kuq për shkaktimin e një penalltie në humbjen e Arsenalit 3:0 kundër Cityn në ndeshjen e parë mes këtyre dy klubeve pas pandemisë koronavirus.

Por braziliani tregoi tjetër fytyrë në gjysmëfinalen e FA Cup të shtunën, duke i ndihmuar Arsenalit ta sigurojë një vend në finale.

“Do të luajmë në një finale këtë sezon dhe do të përpiqemi ta fitojmë atë për këtë klub sepse ky klub e meriton ta fitojë një trofe”, tha Luiz.

“Korrëm rezultat të madh kundër njërit prej ekipeve më të mira në botë. Ne e kuptuam sesi duhej të luanim dhe i shfrytëzuam rastet për të shënuar”, shtoi ai.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...