Luis Suarez: “Nëse nuk ia jepni Lewandowskit Topin e Artë, do t’ia jap timin”

PUBLIKUAR

Luis Suarez, legjenda e futbollit dhe i vetmi spanjoll që e ka fituar “Topin e Artë”, me zë të lartë ka përsëritur disa herë se kush meriton ta fitojë këtë çmim individual.

Sipas tij, atë duhet ta fitojë Robert Lewandowski, e jo siç po flitet se është favorit, Lionel Messi.

Madje, ai ka thënë se do t’ia jap Lewandowskit Topin e Artë të vetin nëse “France Footbal” nuk e bën një gjë të tillë.

“Jepjani Lewandowski Topin e Artë, dreqin! Nëse jo, unë do t’i jap atij timin!”, tha ai, duke shtuar:

“Jam lodhur duke i dhënë Topin e Artë Leo Messit. Për mua është padrejtësi”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...