Luhatje brenda Bllokut

PUBLIKUAR

Luhatje brenda Bllokut

Lufta deklarative në mes të zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, e ka luhatur në thelb koalicionin pas zgjedhor LVAN. Kështu vlerësojnë njohës të çështjeve politike në vend.

Sipas tyre, këto akuza janë një sinjal për jetën e shkurtër që mund ta ketë LVAN-i edhe sikur të arrij të vijë në pushtet.

E gjitha kishte filluar nga një deklaratë e liderit të Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili në një debat me qytetarë në Prishtinë, i kishte quajtur zyrtarët e LAN-it, hajna të Ligës së Dytë.

Kjo deklaratë nuk i kishte pëlqyer aspak anëtarit të kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri. Ky i fundit në kundërpërgjigje, liderin e Vetëvendosjes e ka quajtur “hajn të pulave”.

E replika në distancë në mes të Kurtit e Hazirit ka vazhduar deri në momentin kur Haziri kishte paralajmëruar prishjen e koalicionit me Vetëvendosjen gjatë ditës së premte. Por dëshira e Hazirit që ta përjashtojnë Vetëvendosjen nga marrëveshja e Bllokut nuk mori mbështetjen e drejtuesve të LDK-së.

Pas kësaj ishte vet Haziri që mohoi prishjen e koalicionit.

“Jo ne nuk do ta prishim koalicionin me Vetëvendosjen. Ne mezi e ndreqëm atë”, ka thënë ai. /Tribuna/

SHIKO MË SHUMË

Hamza i përgjigjet VV’së pasi caktuan seancën më 9 shtator: E shkelën edhe afatin e tyre, nga sot PDK vepron në forma tjera

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur sot në sallën e Kuvendit të Kosovës,...

Gjendet një person i vdekur në stacionin e autobusëve në Prishtinë

Dy persona gjenden të vdekur në 24 orët e fundit, njëri u gjet në...

Njeriu kryesor i akuzuar për sulmin ndaj familjes Jashari: Famkeqi “Legija”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mbajtur një konferencë për media lidhur me...