Lufton i vetëm kundër ISIS-it, dhe të gjithë luftën e publikon në Instagram (Foto/Video +18)

PUBLIKUAR

Një veteran i luftës në Afganistan, po i përdorë rrjetet sociale për ta dokumentuar luftën e tij kundër ISIS-it.

Ushtari i cili njihet me emrin “Mike”, po e bën një luftë të pavarur kundër Shtetit Islamik. Përderisa identiteti i tij i vërtetë mbetet anonim, luftëtari norvegjez ka shkuar në Norvegji si refugjat në moshë të re gjatë viteve të 1980-ta, dhe pas shërbimit në forcat norvegjeze në Afganistan, ai ka vendosur të rikthehet në vendlindjen e tij, Irak, shkruan Daily Caller, transmeton Telegrafi.

Screenshot_1

“Kur e kemi përzënë Shtetin Islamik nga Mosul, kjo e ka shënuar vdekjen e terroristëve islamik në Irak”, ka thënë ai për Dagbladet, portal norvegjez. Qyteti i Mosulit në Irakun verior për momentin është nën mbikëqyrjen e forcave anti-ISIS.

Duke luftuar përgjatë Peshmerga si vullnetar, veterani i luftës së Afganistanit i përdorë rrjetet sociale siLiveleak dhe Instagram, për të kërkuar financim përmes ueb faqes së tij për të paguar për paisje të ndryshme, udhëtime dhe shpenzime të jetesës, pasi që ai lufton i pavarur kundër grupit ekstremist.

Mike është pjesë e numrit në rritje të veteranëve ushtarak që po udhëtojnë në Irak dhe Siri, për t’ju bashkuar luftës kundër ISIS-it.

Faqja e Instagram-it të Mike, përmban fotografi të përditshme të luftëtarit duke pozuar afër militantëve të kapur të ISIS-it, video të betejave dhe fotografi të shumta të luftëtarëve të vdekur të Shtetit Islamik.

Përderisa lufta kundër ISIS-it po shpërndahet nga fushëbetejat e Irakut dhe Sirisë, e deri tek platformat e rrjeteve sociale si Instagram, Twitter, YouTube etj, nuk është befasues fakti që kundërshtarët e grupit ekstremist kanë filluar luftën e tyre edhe online.

SHIKO MË SHUMË

Gjini: Aleanca s’e voton kandidatin Sejdiu për president

Kryetari i Aleancës Ardian Gjini, ka folur për qëndrimin e partisë së tij lidhur...

Shtyhet seanca ndaj Endrit Nikës, kërkon ndërrimin e përkthyesit

Seanca gjyqësore ndaj të akuzuarit Endrit Nika është shtyrë me kërkesë të vetë të...

Latifi: Mjetet publike s’janë të një partie politike, qytetari s’duhet të dënohet për mënyrën se si ka votuar

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi tha se pushteti i Lëvizjes Vetëvendosje po i diskriminon...