‘Luftën e kam me kaosin urban’, Përparim Rama: Do ta ftoj Kurtin në zyrë

PUBLIKUAR

“Luftën e kam me kaosin urban”. Kështu ka deklaruar një ditë pas zgjedhjes si kryetar i Prishtinës Përparim Rama.

“Unë e kam cekur që nga fillimi dhe e kam parë këtë garë përtej partive politike, për bashkim të njerëzve të mirë, të njerëzve profesionistë. Luftën e kemi kundër kaosit urban jo kundër njeri-tjetrit. Kemi jetëshkrime të ndryshme dhe duhet që pasi një pushimi disa ditor t’i përvishemi punës”, deklaroi ai.

Rama nëvizoi se beson se do të ketë bashkëpunim me qeverinë dhe madje do ta ftojë edhe z. Kurti në zyrë për të folur për planet e kryeqytetit.

“Patjetër do të kemi bashkëpunimin të plotë me z Vitia. Ai më ka thirrur dhe më ka uruar fitoren dhe çmoj shumë atë. Ka thënë që do të jetë bashkëpunues me atë që duan qytetarët të Prishtinës. Do të kemi një punë fantastike bashkë me qeverinë. Do ta ftoj zotin Kurti që të jetë mysafir në komunë dhe të bashkëbisedojmë për planet e mëdha që kemi”, deklaroi z. Rama.

Gjatë intervistës, kryetari i zgjedhur u shpreh se e priste fitoren dhe kishte se kishte hyrë në garë për të fituar.

Ai u shpreh se puna e parë që do të bëjë është që të mbledhë stafin e komunës dhe bisedojmë për misionin e tyre për të transformuar rrënjësisht kryeqytetin, Prishtinën.

Teksa e cilësoi veten dhe punonjësit e komunës si shërbëtorë të kryeqytetit ai tha se puna e parë e rëndësishme është lirimi i trotuareve që duhet të ndodhë menjëherë./EuronewsAlbania/.

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...