Luciano Spalletti, më i miri i sezonit në Serie A

PUBLIKUAR

mimi i trajnerit të sezonit të Serie A i është dhënë Luciano Spallettit.

Trajneri i Napolit është zgjedhur si më i miri për sezonin 2022/23 në elitën e futbollit italian, shkruan Gazeta Express.

64-vjeçarit çmimi do t’i dorëzohet para ndeshjes së fundit të Napolit për këtë sezon, ndaj Sampdorias, të dielën.

Lega Serie A shpjegoi se “Çmimi u caktua nga një juri prej drejtorëve të mediave sportive, të cilët vlerësuan çdo trajner në bazë të kritereve teknike dhe sportive dhe cilësisë së lojës së ekipeve të tyre, si dhe sjelljes/fair-play-it të tyre gjatë ndeshjeve”.

Për llogaritjen përfundimtare janë marrë parasysh të gjitha ndeshjet e këtij sezoni, në përjashtim xhiros së 38-të dhe të fundit, që do të mbyllë zyrtarisht këtë edicion.

Spalletti udhëhoqi Napolin drejt titullit të tretë të kampionit në Serie A, si dhe të parit pas 33 vjetëve. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...