Luciano Spalletti buzë shkarkimit

PUBLIKUAR

Luciano Spalletti mund të shkarkohet pas ndeshjes së ardhshme të Interit kundër Parmës këtë fundjavë.
Sipas ANSA, një takim mes Spallettit dhe drejtorit ekzekutiv të Interit, Beppe Marotta, u mbajt të dielën vonë për vlerësimin e situatës pas humbjes së zikaltërve 1-0 ndaj Bolognës në San Siro, transmeton Gazeta Express.

Corriere della Sera shkon edhe më larg, duke pohuar se trajneri italian do ta drejtojë skuadrën edhe për ndeshjen në udhëtim ndaj Parmës dhe më pas do të vlerësohet pozita e tij.

Ish-trajneri i Romës i ka pësuar tri humbje radhazi, njëri prej të cilave edhe e eliminoi nga Kupa e Italisë, dhe ende nuk ka fitore këtë vit kalendarik.

Antonio Conte, i cili punoi me Marottën në Juventus mes viteve 2011 dhe 2014, thuhet të jetë pranë kalimin në Inter. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...