Luca Toni mendon se Mauro Icardi është zëvendësuesi i duhur i Robert Lewandowskit.
Robert Lewandowski paralajmëroi në fund të sezonit se ka ardhur kohë që të ndërrojë skuadër, Real Madridi shihet si destinacioni i mundshëm i polakut.
Bayern Munich tashmë ka nisur të kërkojë për një sulmues dhe sipas ish sulmuesit të klubit italian, Luca Toni, 9-shi i Interit, Mauro Icardi, është ideali për Bavarezët.
“Mauro Icardi i Interit do të ishte perfekt për Bayernin, ai është shumë i fortë dhe i ri”, tha Toni për 25 vjeçarin.
Ndërsa Icardi në fund të sezonit bëri të ditur se do të bëjë gjithçka që dëshiron Interi.
“Nëse është për të mirën e ekipit që të qëndroj, atëherë do të qëndroj, në të kundërtën do të largohem”, kishte thënë sulmuesi argjentinas. “Gjithmonë bëj çfarë është në të mirë të klubit, kur të përfundojë sezoni, do të flas me klubin dhe do të shoh se cila është më e mira për ta”. /Gazeta Express/


