Luana Vjollca vjen tërheqëse dhe mahnit me dukjen në fotosesionin e ri

PUBLIKUAR

Këngëtarja dhe prezantuesja shqiptare, Luana Vjollca, është mjaft aktive dhe numëron ndjekës të shumtë në rrjetet sociale.

E ndjekur nga 1.9 milion fansa në Instagram, biondja ka arritur edhe këtë herë të rrëmbejë vëmendje të madhe me pozat që ka ndarë.

Ajo vjen atraktive e veshur në xhinse dhe me një triko blu, në të cilën ka vënë në pah belin e tonifikuar.

Luana Vjollca (Foto: Instagram)

Në tri fotografitë, 29 vjeçarja vjen në poza të mrekullueshme dhe me një dukje tejet ekstravagante.

Komplimentet ndërkohë nuk munguan krahas këtyre imazheve, të cilat njëherësh mblodhën mijëra pëlqime.

Përveç emisionit “Shiko kush Luan”, Vjollca ka nisur përgatitjet për një projekt të ri muzikor pasi javën e kaluar ishte në studion e producentit Bini Nebihu.

Sido që të jetë, ajo nuk ka treguar më shumë detaje për atë që do të sjellë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...

Ish-banori i Big Brother VIP Albania publikon foto me të dashurën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave...

Valdrina befason me deklaratën për Valdetin në BBVK

Bashkëshortja e banorit të “Big Brother VIP Kosova 5”, Valdetit, Valdrina, ka reaguar përmes...