Pavarësisht të ftuarve të ndryshëm në emisionin “Shiko kush luan”, ajo që tërheq më shumë vëmendje çdo të shtunë, është pikërisht Luana Vjollca me format e saj trupore.

Të shtunën që kaloi, moderatorja seksi ka bërë të përflitet për shumën e shpenzuar për veshjen e saj. E dini se cila është shifra e kësaj veshjeje?

Fundi i ngushtë dhe kanotierja bezhë kushtojnë 195 euro. Thuhet se fundi kushton 104 euro, ndërsa kanotierja vetëm 91 euro.
Ndryshe, Luana shfaqet me shumë veshje seksi të cilat ia tregojnë format e saj bombastike..


