Leroy Sane është lënë jashtë skuadrës së Gjermanisë prej 23 futbollistëve për Kupën e Botës Rusia 2018.
Mospërfshirja e yllit të Manchester Cityt në skuadrën përfundimtare të Gjermanisë nga Joachim Low e tronditi botën e futbollit të hënën, transmeton Gazeta Express.
Sane ka qenë titullar i rregullt për kampionin e botës gjatë kualifikimeve, si dhe u paraqit në fundjavë në humbjen e Gjermanisë 2-1 ndaj Austrisë.
Megjithatë, Low ka vendosur të mos e marrë 22-vjeçarin, fitues të çmimit lojtari më i mirë i ri në Premierligë, në Rusi, duke zgjedhur yllin e Bayer Leverkusen, Julian Brandt në vend të tij.
“Ka qenë vendim shumë i ngushtë mes tij dhe Brandt, i cili u mor në favor të Brandtit. Draxler, Reus dhe Muller janë të gatshëm. Leroy ka talent të madh. Ai do të kthehet nga shtatori”, shpjegoi trajneri gjerman. /Express/


