Përzgjedhësi i përfaqësueses gjermane, Joachim Low ka përjashtuar mundësinë që të bëhet trajner i ardhshëm i Bayern Munichut, transmeton zeri.info
Low insiston se nuk planifikon që të largohet nga Gjermania pas Kampionatit Botëror 2018 për të marrë drejtimin e klubit bavarez.
Është raportuar se 57-vjeçari mund të bëhej trajneri i përhershëm i Bayern Munichut në fund të këtij edicioni, kur pritet të largohet Jupp Heynckes.
Por, Low nuk dëshiron të largohet nga Gjermania, me të cilën ka kontratë deri në vitin 2020.
“Nuk e marrë në konsideratë këtë gjë. Në anën tjetër kam thënë njëherë se pres që të drejtoj përsëri një klub sepse më pëlqen trajnimi ditor. Por, në anën tjetër, Kupa e Botës është duke ardhur dhe kam kontratë deri në vitin 2020. Nuk jam duke menduar për asgjë tjetër përveç Kupës së Botës”, deklaroi Low./Zëri


