Joachim Low, selektori i Gjermanisë, mendon se ‘Die Mannschaft’ ishte superiore ndaj Italisë.
Gjermania është kualifikuar në gjysmëfinale të Euro 2016 pasi eliminoi Italisë pas ekzekutimit të penalltive
Koha e rregullt dhe ajo shtesë përfundoi baras 1:1, derisa u deshtë ekzekutimi i penalltive që të përcaktohet fituesi.
Selektori i Gjermanisë, Joachim Löw beson se ‘Die Mannschaft’ me mëriti ka kaluar tutje, përcjell Express.
“Ishte një ndeshje dramatike, nga fillimi deri te penalltia e fundit. Kam përjetuar diçka të tillë në vitin 2006 ndaj Argjentinas”, ka thënë Low pas ndeshjes.
“Ka qenë një ndeshje taktike nga të dyja skuadrat, por mendoj se ne ishim superior dhe merituam fitoren. Ata barazuan rezultatin nga penalltia, nuk mendoj se mund ta bënin një gjë të tillë nga loja e hapur”, shtoi Low
“Është mese e kuptueshme se në penallti duhet edhe të kesh fat diçka që nuk nga mungoj këtë mbrëmje”, perëndoi trajneri i Gjermanisë. /Express/


