Low: Dortmund do të luftoj sërish për titull

PUBLIKUAR

Low: Dortmund do të luftoj sërish për titull

Joachim Low, selektori i Gjermanisë, beson se Borussia Dortmund do t’i jap fund rezultateve negative dhe përsëri do të jetë sfidues i Bayern Munchenid për titull të kampionit në Bundesligë.

Borussia Dortmund po kalon nëpër një periudhë të vështirë. Ekipi i Jurgen Kloppit, po rrezikon me largim nga liga pasi gjendet në pozitën e fundit pas 13 xhirove në Bundesligë.

Por, Joachim Low, selektori i Gjermanisë, beson se Dortmund do t’i jap fund rezultateve negative dhe përsëri do të jetë sfidues i Bayern Munchenid për titull të kampionit në Bundesligë.

“Kam parasysh situatën në Dortmund. Ata janë ekonomikisht mirë të pozicionuar. Ata tani kanë vetëm një periudhë të vështirë, të cilën do ta kalojnë”, ka deklaruar Low për Bild.

“Ndoshta ata nuk do të jenë në garat Evropian për një vit, por do të rikthehen. Unë besoj se Borussia do të jetë përsëri një rival i mirë për Bayernin në vitet e ardhshme.”, ka theksuar përfunduar ai.www.gazetaexpress/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...