Joachim Low ka njoftuar se disa herë e kishte vëzhguar Shqipërinë.
Selektori i Gjermanisë ka thënë se shefi i skautëve, Urs Sigentaler ka ndjekur paraqitet e Kuqezinjve.
“Shefi i skautëve tanë, Urs Sigentaler, ka ndjekur herë pas here Shqipërinë”, u shpreh Low për “Badische Zeitung”, përcjell “Lajmi.net”.
“Është ende herët të flas për kundërshtarët e mundshëm. Sinqerisht, ky sistemi i vendit të tretë është shumë i komplikuar edhe për mua. Në teori janë Sllovakia dhe Shqipëria. Kundër Sllovakisë kemi luajtur disa javë më parë në Augsburg duke u mundur 3-1. Ndaj sllovakëve e dimë mirë se çfarë na pret”, ka deklaruar ai.


