Qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Dejan Lovren, ka vazhduar me deklaratat e tij kontroverse, si ajo gjatë verës kur e kishte cilësuar veten mbrojtësin më të mirë në botë. Tani, ai ka thënë se bën më pak gabime se qendërmbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos.
Kroati e bëri një intervistë me dy tifozë të futbollit, të cilët kanë krijuar një kanalin Copa90 në Youtube, ku tha se ai është një ndër mbrojtësit më të mirë në botë dhe vazhdoi duke thënë se ai është lojtari i dytë në Premierligë që ka bërë paraqitje në finalen e Ligës së Kampionëve dhe në finalen e Kupës së Botës në të njëjtin vit, përcjell Gazeta Express.
“Nuk thashë asgjë gabim, normalisht që ata që ma kanë inati do të thonë gjëra të tilla”, ka thënë duke bërë shaka Lovren.
Kur u pyet se cilët mendon se janë mbrojtësit më të mirë në botë, 29-vjeçari e ka emëruar veten së bashku me Virgil van Dijkun e Liverpoolit, Raphael Varanen e Real Madridin dhe Thiago Silvan e Paris Saint-Germainit.
Lovreni është kritikuar mjaft shumë gjatë karrierës së tij me Liverpoolin, veçanërisht në fillim të saj, dhe madje ai e ka pranuar se ka bërë disa gabime, edhe pse e ka theksuar se tifozët mund të mërzitën, por askush nuk mërzitet më shumë se ai pas një gabimi.
“Nganjëherë unë nuk e meritoj urrejtjen. Nëse e shikoni, Ramosi bën më shumë gabime se unë. Por, ai është në Real Madrid, ai e bën një gabim, ata fitojnë me rezultat 5-1, 5-1 dhe askush nuk i sheh gabime”, ka thënë Lovren.
Lovren ka thënë se ish-qendërmbrojtësi i Manchester Unitedit, Nemanja Vidic, është mbrojtësi më i mirë në histori të Premierligës, ndërsa ka thënë që Gareth Bale është lojtari më i mirë kundër të cilit ai ka luajtur. /Gazeta Express/


