Louisiana: Dhjetëra mijëra njerëz shpëtohen nga vërshimet

PUBLIKUAR

Guvernatori i shtetit jugor amerikan të Louisianas ka thënë se mbi 10 mijë njerëz janë nëpër strehimore dhe mbi 20 mijë njerëz janë shpëtuar në tërë shtetin nga vërshimet që e kanë goditur këtë shtet.

John Bel Edwards ka thënë mbrëmë se objektet e mëdha në Baton Rouge, kryeqyteti i këtij shtetit federal, do të mbahen të hapura që të pranojnë personat e evakuuar.

Edwards ka thënë se presidenti Barack Obama e ka thirrur në telefon dhe i ka thënë se “populli i Louisianas jugore janë në lutjet e tij dhe se qeveria federale do të jetë një partner solid”.

Qeveria federale tashmë e ka deklaruar gjendjen e katastrofës së madhe në katër komuna pas vërshimeve, raporton Rel.

Vërshimet e kanë goditur një pjesë të këtij shteti pas të reshurave të pandërprera gjatë tërë javës.

SHIKO MË SHUMË

Raporti i BE-së: Kosova s’ka shënuar progres në fushën e kontrollit financiar, rekomandimet e vitit të kaluar s’u adresuan

Kosova nuk ka shënuar ndonjë progres në fushën e kontrollit financiar, thotë raporti i...

​Haxhiu viziton familjen e Arlinda Zekajt, kërkon bashkëpunim me Komisionin Hetimor Parlamentar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar të mërkurën familjen e Arlinda...

Kos: Kosova mbetet e përkushtuar për rrugën e saj evropiane

Komisionerja për zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka qenë folëse kyçe në takimin e...