Tashmë është mbyllur merkatoja verore dhe një pjesë e lojtarëve të përfaqësueses kanë ndërruar skuadër!
Ndër ata që nuk kanë zyrtarizuar ende të ardhmen e tyre është Lorik Cana. Kapiteni legjendar i Shqipërise së fundmi ka pasur disa probleme shëndetësore që nuk e kanë lejuar të jetë në formën e tij më të mirë!
Gjatë ditë së sotme në rrjetet sociale, pati një mori lajmesh rreth Canes dhe gjendjes së tij aktuale. I kontaktuar nga “Panorama Sport”, kapiteni rekordmen i Kombëtares konfirmoi se i duhen disa muaj pushim.


